5+ Nikoqirët

“5+ Nikoqirët” është TV seri për fëmijë të moshës prej 4 deri në 9 vjeçare. Tregimi zhvillohet në një rrokaqiell, në një qytet të madh, të ngjashëm me të gjithë qytetet e mëdha të botës. Në rrokaqiell, kuptohet, jetojnë edhe shumë fëmijë – por edhe një qen që flet – Miri Nikoqiri. Çdo episod është tregim në vete, në të cilën në mënyrë zbavitëse dhe interesante fëmijët do të njoftohen me situata dhe probleme të ndryshme jetësore dhe do të mësojnë mësime të caktuara.

Avatar
Avatar
Miri

Miri Nikoqiri personazhi kryesor në serinë “5+ Nikoqirët”, është një qen i madh, i butë dhe i këndshëm që flet. Ai është i lumtur, shpirt mirë, është shok i mirë me të gjithë në rrokaqiell, por është edhe pak naiv. Ende nuk e di çka do të bëhet kur do të rritet, por vazhdimisht zbulon talente të reja të fshehura. Kur është i lumtur bërtet: “Iihihihihiiiii”

Avatar
Avatar
Tili

Tili është shoqja më e mirë e Mirit. Ata jetojnë së bashku, kurse shoqëria e tyre me të vërtetë është e rrallë! Tili është e mençur, nxënëse e shkëlqyeshme, e adhuron fizikën dhe astronominë dhe kur do të rritet dëshiron të jetë shkencëtare. Ndonjëherë di të jetë tepër ambicioze dhe nga pak egoiste, por shoqet dhe shokët e dinë këtë karakteristikë të saj dhe ia tërheqin vëmendjen kur e tepron.

Avatar
Avatar
Cvajnshtajn

Cvajnshtajn është basketbollist i shkëlqyeshëm dhe e adhuron muzikën, veçanërisht hip hop muzikën. Dëshiron të lëshojë muzikë (të jetë dixhej), të mban xhup, të luajë lojëra në kompjuter dhe telefon mobil dhe të ha ushqim të shpejtë – edhe pse shokët të tjerë të shoqërisë ia tërheqin vërejtjen se duhet të luajë në mënyrë të matur, si dhe të hajë më shumë pemë dhe perime të freskëta. Cvajshtajn ka vetëm një të metë – shumë është dembel  dhe nuk dëshiron të mësojë, kështu që notat në shkollë nuk i ka aq të mira. Por me ndihmën e Tilit, Mirit dhe të tjerët shpesh arrin t’i përmirësojë – në momentin e fundit.

Avatar
Avatar
Detektivi Kim

Detektivi çdoherë vjen në thirrje – kur në rrokaqiell ndodh diçka e pazakontë, diçka zhduket ose në përgjithësi ka ndonjë rast serioz të cilin mund ta zgjidh – vetëm detektivi. Por në zgjidhjen e rasteve ndihmojnë të gjithë fëmijët e rrokaqiellit, prandaj nuk ka rast i cili ka ngelur i pa zgjidhur.

Avatar
Avatar
Gjyshi Rashid

Gjyshi Rashid është banori më i moshuar i rrokaqiellit, së bashku me gruan e tij – gjyshe Nadiren. Gjyshi Rashid dëshiron të luajë shah, të bisedojë me të gjithë banorët, të bën shaka dhe të jep këshilla të mençura.

Avatar
Avatar
Cvajnshtajnito

Cvajshtajnito është shoku më i ngushtë i Cvajnshtajnit. Për disa gjëra dëshiron të bëhet si ai (sepse të dy e duan shumë basketbollin, hip hopin, mbajnë xhupa dhe hanë ushqim të shpejtë), por për dallim nga Cvajnshtajni, Cvajnshtajnitoja është i interesuar të mësojë dhe të zbulojë gjëra të reja, të lexojë dhe të merr pjesë në garat shkollore. Për dallim nga Cvajnshtajni, Cvajnshtanitoja më shumë turpërohet dhe është më i tërhequr.

Avatar
Avatar
Dea

Dea është eko-aktiviste. Ajo e themelon eko-patrullën e njohur qëllimi i së cilës është të kujdeset për rrokaqiell të pastër, për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor, si dhe përkujdesjes për kafshët. Dea është e ndjeshme, është shoqe shumë e mirë dhe u ndihmon të gjithëve. Prindërit e Dejës janë të shkurorëzuar, kështu që ajo gjysmën e kohës e kalon jashtë rrokaqiellit – duke jetuar me babin e saj.

Avatar
Avatar
Jehona

Jehona është vajzë e lumtur dhe temperamente me më shumë talente. Ajo dëshiron të jetë pop yll – dhe të këndojë dhe të ekzekutojë në kitarë, por njëkohësisht të jetë magjistare dhe të kryej iluzione magjike. I adhuron gjërat që janë të popullarizuara dhe moderne. Pak është e lazdruar, inatçeshë dhe di të jetë egoiste, por shpejt kupton çka ka bërë dhe menjëherë kërkon falje për atë.

Avatar
Avatar
Teze Nita

Fqinja Nita di çdo gjë që ndodh në rrokaqiell. Është muhabetqare, kështu që nëse takon dikë në korridor ose në shkallë, mund ta ndal edhe më shumë sesa duhet. Por teze Nita është edhe të jep këshillë të mirë, të ndihmojë, si dhe t’i bëjë ëmbëlsirat më të mira në rrokaqiell – dhe më gjerë!

Avatar
Avatar
Eliza

Eliza çdoherë vishet sipas modës së fundit, kurse flokët e saj janë të ngjyrosur në ngjyra më të pazakonta. Në fillim ajo është një vajzë e lazdruar dhe arrogante e cila shpesh ju bën probleme të tjerëve, imponohet dhe dëshiron të komandojë. Di të jetë xheloze dhe egoiste, të bën ngatërresa dhe të sillet në mënyrë jo përkatëse. Por me këmbënguljen e të tjerëve nga rrokaqielli, të cilët i tregojnë se miqësia është gjëja më e rëndësishme derisa je fëmijë – Eliza bëhet më e mirë dhe tregon veçori të mira: trimëri, pavarësi dhe vendosmëri.

Avatar
Avatar
Kreshniku

Kreshniku është nip i gjyshit Rashid dhe gjyshes Nadire. Ai është jutjuber i shquar dhe është një djalë çapkën i cili dëshiron të bëjë shaka – ndonjëherë edhe të pamenduara mirë. Nuk do të mësojë, por nën ndikimin e Tilit, e cila e ndihmon në të mësuarit, nga pak ndryshon. Kur të rritet, Kreshniku dëshiron të bëhet reporter – e atë e bën nëpërmjet “Lajmeve nga rrokaqielli”. Kreshniku është ndihmës i parë i Detektivit

Avatar
Avatar
Luli

Luli është basketbolliste dhe vozit skejtbord. E fortë dhe trimëreshë, shumë temperamente, lufton për të drejtat e femrave – që të munden të zgjedhin çdo profesion ose hobi që dëshirojnë, por ndonjëherë di të hy në grindje ose të “godas” dikë. Por me ndihmën e të tjerëve, Luli mëson si ta kontrollojë temperamentin e saj.

Avatar
Avatar
Gjeni Gjeniu

Gjeni Gjeniu është gjeni i vogël i cili di çdo gjë për shkencat natyrore, fizikën, kiminë, matematikën, informatikën, robotikën …. Gjeni Gjeniu lexon libra, flet më shumë gjuhë dhe fiton vendet e para në të gjithë garat. Ka edhe laboratorin e tij në rrokaqiell, në të cilin çdoherë zbulon shpikje të mahnitshme.

Avatar
Avatar
Bukoidi

Bukoidi është simpatik, android i ngathët nga rrokaqielli. “Babai” i tij është Gjeni Gjeniu, i cili e krijoi në laboratorin e tij – sipas pamjes së Bukit. Bukoidi është qesharak, i ngathët dhe interesant, por ai di shumë, shumë gjëra të dobishme që do t’i dinte çdo mendje kompjuterike.